VMRO-DPMNE: Qëllimi i LSDM është poshtërimi i popullit maqedonas

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Qëllimi i LSDM është poshtërimi i popullit maqedonas

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:53
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “nuk ka poshtërim më të madh të turpërohesh nga himni yt dhe gardës tënde, dhe në anën tjetër të marrësh pagë nga shteti dhe qytetarët interesat e të cilëve duhet t’i përfaqësosh dhe t’i mbrosh”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaevi është njeri pa dinjitet dhe i shkeli të gjitha protokollet gjatë vizitës së djeshme të Alexis Tsiprasit.

“Zoran Zaev që kur turpëroheshe dhe frikësoheshe të thotë se ekziston pakicë maqedonase në Greqi që flet gjuhë maqedonase tani frikësohet në Maqedoni të qëndrojë para intonimit të himnit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE pysin kryeministrin Zaev nëse ka qenë i kërcënuar nga himni për himnin dhe cilët kanë qenë këto kërcënime që nuk u intonua himni i vendit.

Sipas tyre kryeministri Zaev zbaton politika në dëm të popullit maqedonas dhe se ai hoqi dorë nga gjithçka që është maqedonase.

“Zoran Zaev shkeli Kushtetutën dhe ligjet e Republikë së Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE duke rikujtuar se kur me ligj është paraparë intonimi i himnit.

I vetmi qëllim i LSDM, Pendarovski dhe Zaev, thonë nga kjo parti, është poshtërimi i popullit Maqedonas dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat