Rekeer: Me padurim ju presim në NATO

Maqedonia

Rekeer: Me padurim ju presim në NATO

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:54
Filip Rekeer dhe Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, në ditën e parë nga vizita e tij në Uashington, realizoi takime me ndihmës sekretarin e shtetit Filip Rekeer, si dhe me kongresmenin Brendan Bojl, ku u shpreh knaqësia e bashkangjitjes së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Siç kumtoi MPJ, bashkëbiseduesit e Dimitrov treguan interes të veçantë për tempon e procesit reformues si parakusht për shoqëri bazuar në vlera të vërteta demokratike.

"Me padurim ju presim në NATO. Reformat, sidomos në lidhje me Prokurorinë Speciale Publike janë imperativ dhe patjetër duhet të ruhet pavarësia e PSP-së në suaza të Prokurorisë Publike dhe kapaciteti i saj, në interes të drejtësisë dhe përgjegjësisë për korupsion", i tha ndihmës sekretari i shtetit, Filip Rekeer, ministrit Dimitrov.

Riker, duke folur për gjendjen në Gadishullin ballkanik, potencoi se është e domosdoshme që shtetet së pari brenda të transformohen dhe të ndërtojnë kapacitet për sistem të bazuar në drejtësi dhe vlera.

Në linjë të njejtë, si shton MPJ, ishte edhe diskutimi me kongresistin Bojl, i cili e theksoi Marrëveshjen e Prespës si shembull adekuat për tejkalimin e situata konfliktuoze, jo vetë në rajonin tonë, por edhe më gjerë.

Dimitrov shprehi falënderim për mbështetjen e ofruar nga ana e Kongresit, dhe pritje se SHBA-ja, si partnere e jona e dëshmuar, pa pengesa do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të barabartë në NATO.

Ministria në kumtesë shton se në linjë me marrëdhëniet tradicionalisht të mira me fqinjen tonë Shqipërinë, Dimitrov dhe shefi i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj, i cili gjithashtu ndodhet në Uashington, e nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e qendrave kulturore-informative në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Duke ia uruar kolegut të tij dhjetëvjetorin e anëtarësimit në Aleancë, ministri Dimitrov edhe njëherë potencoi se rajoni mund të jetë prosperues vetëm nëse të gjitha shtetet e tij janë rrëfime të suksesshme.

Shefi i diplomacisë në ditën e parë të vizitës në Uashington dha intervistë për NATO SHAPE, ku foli rreth çështjes si duket Aleanca veriatlantike nga perspektiva e Republikës së Maqedonisë së veriut – vendit të tridhjetë anëtar të NATO-s. Ai u intervistua edhe për magazinën e specializuar “Politika e jashtme” (Foreign Policy).

Sot ministri Dimitrov do të marrë pjesë në fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, jens Stoltenberg.

Me fillim në orën 13:00 (sipas kohës lokale), ministri Dimitrov, së bashku me kolegun grek, do të marrë pjesë në sesionin e NATO ENGAGES, kushtuar “Trashëgimisë dhe rolit të NATO-politikës së dyerve të hapura”, pas çka pason intervista e përbashkët me MPJ Katrugallos, si dhe intervista për “Zërin e Amerikës”.

Pas pritjes për shënimin e 70-vjetorit të formimit të Aleancës, minsitri Dimitrov do të realizojë takime me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo. Gjatë ditës janë planifikuar edhe disa takime bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat