Osmani: Presim vendim për bisedime në qershor, hapja e kapitullit të parë në janar

Maqedonia

Osmani: Presim vendim për bisedime në qershor, hapja e kapitullit të parë në janar

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:18
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot tha se “Ajo që Hahn e tha në fakt e themi ne gjatë gjithë kohës se pritjet tona janë që në qershor të kemi vendim për nisjen e bisedimeve”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deklarata e Hahn ishte se nuk do të marrim datë për bisedime por hymë në fazë përgatitore së bashku me Shqipërinë, ai tha se deklarata e Hahn nuk ka qenë e tillë.

“Nëse konventa ndërqeveritare do të mbahej në fund të vitet pritet që kapitulli i parë do të hapej në janar. Këtë e sqaronte komisari Hahn, se në qershor s’do të thotë se menjëherë hapim kapitullin e parë. Në qershor merret vendimi për nisjen e bisedimeve këtë vit ku kapitulli i parë do të hapej në janar. Këtu jemi në të njëjtën linjë me komisionarit Hahn”, tha Osmani.

Ai shtoi se nuk ka vendim për bisedime dhe se ky vendim do të merret në Qershor. Sipas Osmanit, deri atëherë, siç tha ai, ka shumë çështje të paparashikuara, si BREXIT, zgjedhjet në Kuvendin Evropian.

Osmani njoftoi se sot ka pasur takim me ambasadorin francez në Maqedoninë e Veriut Christian Thimonier i cili sapo ka ardhur nga Parisi dhe kanë biseduar për pozitën e Francës për këtë çështje.

“Askush nuk mund të thotë se si do jetë vendimi në qershor, por e di se nëse dikush meriton të fitojë vendim kjo është Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak si rilindi vlerat evropiane që për momentin kërcënohen dhe janë në rënie, dhe është ishull në Ballkan që është renesancë e idesë evropian në të gjitha parimet e saja”, tha mes tjerash Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat