Kërkohet kontroll i shpenzimi të parave publike

Maqedonia

Kërkohet kontroll i shpenzimi të parave publike

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:50
Kontroll më i madh i shpenzimit të parave publike

Nevojitet kontroll më i madh i shpenzimit të parave publike dhe shpërndarjen e tyre përkatëse. Qeveria duhet t’i drejtojë financat publike drejt rritjes së punësimit dhe produktivitetit ndërsa të domosdoshme janë investime më të mëdha në kapitalin njerëzor, arsim, shëndet dhe sferën sociale. Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve të akademikut Abdulmenaf Bexhetit. Ai vlerëson se ka shfrytëzues buxhetor që në mënyrë joracionale sillen me paratë publike dhe për këtë duhen mekanizma më të fuqishëm për kontrollin e shpenzimit.

Edhe më tej ka kryetarë komunash që sillen në mënyrë indolente, edhe më tej ka drejtorë të pallateve të kulturës, të teatrove dhe institucioneve tjera që marrin para publike ndërsa sillen sikur të jenë mjetet e tyre e jo të qytetarëve. Pikërisht për këtë, duhet të bëhet disiplinë e madhe fiskale”.  –tha Abdulmenaf Bexheti, rektor i UEJL

Institucionet ndërkombëtare konsiderojnë se duhet bërë punë në grumbullimin dhe shpenzimin e parave të popullit që të arrihet rritje e duhur.

Për të pasur shpërndarje të drejtë të të ardhurave, duhet të plotësohen katër çështje. Avancimi i punësimit për zbutjen e normës së papunësisë dhe përmirësimi i tregut të punës, investimi publik që është kyç për zhvillim, t’u jepen mundësi të njëjtë të gjithë qytetarëve në arsim, shëndetësi si dhe të punohet në drejtim të inovacionit”.  –theksoi Samuel Zhbogar, BE

Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar konsiderojnë se që të sigurohet rritje përkatëse duhet të ulen tatimet për fuqinë punëtore si dhe normat e interesit te kreditë e kompanive, me çka do t’u jepet mundësia të investojnë në teknologji të reja. Ministri Tevdovski tha se Qeveria punon në shpërndarjen korrekte të financave publike. Kjo sipas tij do të ndikojë në rritjen e standardit jetësorë të të gjithë qytetarëve e jo vetëm të një pjese. Sipas ekspertëve, vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojiten pesë dekada që të arrijnë standardin jetësorë që e kanë vendet e BE-së .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat