Manastir: Mashtrohet një grua 82 vjeçare, ia vjedhin 10.000 den

Maqedonia

Manastir: Mashtrohet një grua 82 vjeçare, ia vjedhin 10.000 den

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:05
Para

Me 02.04.2019 në SPB Manastir, një grua 82 vjeçare nga Manastiri ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.30 është mashtruar nga një i panjohur.

Sipas paraqitjes në polici, në shtëpinë e saj në Manastir personi i ka ofruar dru për ngrohje me çmim prej 2500 den për metër kub. Ajo ia ka thënë 10.000 denar, ndërsa ai është dashur që për 20 minuta t`ia sjell 4 metra dru për ngrohje. Personi nuk është paraqitur një kohë të gjatë dhe ajo ka ardhur në përfundim se është mashtruar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat