Angjushev: Do të realizojmë rritje më të mirë ekonomike nga e planifikuara

Maqedonia

Angjushev: Do të realizojmë rritje më të mirë ekonomike nga e planifikuara

Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:05
Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev konsideron se është e realizueshme rritja e planifikuar ekonomike prej 3,2 për qind për sivjet edhe krahas parashikimeve të Bankës Botërore se ajo do të arrijë 2,9 për qind, ndërsa pritjet, siç thotë, i bazon në faktet reale nga tremujori i parë.

Në komentin e parashikimeve të djeshme të BB-së, Angjushev sot deklaroi se pret rritje të BPV-së në tremujorin e parë të këtij viti më të lartë nga rritja e projektuar mesatare të Qeverisë për të gjithë vitin.

“Është mirë që Banka Botërore është gjithmonë konservative. BB edhe për vitin 2018 parashikonte rritje nën 2,5 për qind, por ai përfundoi me 2,7 për qind. Planet dhe vëzhgimet tona janë se atë që e planifikojmë do ta realizojmë dhe mendojmë se do të jetë edhe më mirë. Këtë e bazojmë n. faktet reale nga tremujori i parë”, deklaroi sot Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sipas tij, prodhimi industrial, bujqësia dhe ndërtimtaria, që janë tre shtyllat kryesorë për gjenerimin e bruto prodhimit vendor në shtet, po zhvillohen edhe më mirë se e planifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat