Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Trajektorja”, “Tenderët”, “Tarifa” dhe “Dhuna në komunën Qendër”

Maqedonia

Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Trajektorja”, “Tenderët”, “Tarifa” dhe “Dhuna në komunën Qendër”

Më: 4 prill 2019 Në ora: 09:25
Gjykata Penale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja”, “Tenderët”, “Tarifa” dhe “Dhuna në komunën Qendër”.

Rasti “Trajektorja” është në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milion euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lënda “Tenderët” e akuzuara e parë është ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska e cila dyshohet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punimeve në muze janë kryer në favor të personit juridik të kompanisë “Beton” nga Shtipi. Në seancën e sotme duhet të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga PSP.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish drejtori i përgjithshëm i ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë, të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë për furnizim joligjor të sistemin softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranet e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro.

Sot seancë të re ka edhe për lëndën “Dhuna në Komunën Qendrër” edhe atë në procedurë të ndarë. Në këtë lëndë të PSP-së akuzohen 14 persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova.

Në seancat e kaluara, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katër dhe i pestë, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat