Shkup, shënohet 70-vjetori i NATO-s

Maqedonia

Shkup, shënohet 70-vjetori i NATO-s

Më: 4 prill 2019 Në ora: 09:48
NATO

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së NATO-s, sonte në filarmoninë shtetërore orkestrat ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Sllovenisë do të mbajnë koncert të përbashkët.

Dirigjentë të kocnertit të përbashkët të orkestrave ushtarake do të major Goran Ilijevski nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut, Konstatinos Konstantinopolous nga Greqia, nënkolonel Alosha Deferi nga Republika e Sllovenisë, Sara Marinesku nga Mbretëria e Bashkuar dhe major Randal Bartel nga ShBA-të.

Më herët, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska do ta hap ekspozitën “70 vjet nga themelimi i NATO-s dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtarja e 30-të e Aleancës” ku do të promovohet pulla postare me rastin e jubileut të NATO-s.

Pas ekspozitës muzeore do të mbahet edhe Panel – diskutim me temë “70 vjet NATO – sukses i cili i referohet gatishmërisë për ndryshime”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Fondacionit Fridrih Ebert.

Në panel diskutim do të marrë pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, gjenerali Stjuard Skejts, zëvendëskomandant i NATO-s – Komanda Brunsum, gjeneralët e pensionuar Ilija Nikollovski dhe Mirosllav Stojanovski, nënkoloneli Zoran Jankoviq, shef i NATO-s zyra për lidhje në Shkup, drejtoresha e Fes, Eva Elerajt dhe profesoresha Lidija Georgieva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat