Chizov: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë Ballkanin

Maqedonia

Chizov: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë Ballkanin

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:04
Vladimir Chizov

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit, ndërsa zgjerimi i Aleancës mund ta rrezikojë sigurinë evropiane”, vlerëson ambasadori i Rusisë në BE, Vladimir Chizov.

“Ne e dimë se gjithë puna me marrëveshjen e Prespës është bërë të mundësohet anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në NATO. Për ne është e qartë: vendi kapet për veshi dhe çohet në Aleancë. Kjo ka ndikim negativ nda sigurisë evropiane dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit”, thotë Chizov.

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian vlerëson se edhe procedura për ndryshimin e emrit, sipas fjalëve të kryetarit Gjorge Ivanov, ka kaluar “me shkelje të Kushtetutës dhe rezultate jo të bindshme nga referendumi”.

Sipas tij, zgjerimi i NATO-s është përpjekje për menaxhim me sfidat e shekullit 21, por me mjete dhe mekanizma të krijuar në mes të shekullit 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat