Stoltenberg në Kongresin Amerikan: Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia

Stoltenberg në Kongresin Amerikan: Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:13
Jens Stoltenberg

Sekretari i pëgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në falimin e tij në Kongresin Amerikan me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Aleancës, tha se Maqedonia me mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve tjera aleate së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit nënshkroi protokollin për anëtarësim dhe me mbështetjen tonë do të bëhet anëtarja e 30-të. Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ajo që filloi në vitin 1949 me 12 anëtare, u tregua si fuqi e madhe për paqe”, tha mes tjerash Stoltenberg.

Gjithsesi, ai shtoi se, suksesi në të kaluarën nuk është garancë për sukses në të ardhmen, duke thënë se para NATO-s ka shumë pengesa.

“Në të kaluarën ne i kemi tejkaluar keqkuptimet tona, duhej t’i kalonim, pasi Aleanca do të na duhet për kohën që vjen”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të NATO-s në SHBA, ku njëkohësisht do të mbahet edhe mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, pjesëmarrës do të jetë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat