Zaev: Nuk kemi të drejtë të heqim dorë nga PSP-ja, në kohën më të vështirë ishte shpresë për një shtet juridik

Maqedonia

Zaev: Nuk kemi të drejtë të heqim dorë nga PSP-ja, në kohën më të vështirë ishte shpresë për një shtet juridik

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:25
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ishte mysafir në emisionin "Shtypi i Javës" në 1TV, ku u fol për shumë çështje që tangojnë shtetin dhe qytetarët kohëve të fundit. Mes tjerash Zaev u pyet edhe për qëndrimet e ndryshme të pushtetit dhe opozitës rreth miratimit të ligjit për PSP-në.

Zaev deklaroi se nuk kemi nevojë për klentelizëm por se duhet të meren aktvendime vetëm në bazë të dëshmive.

"Jo vetëm ligjërisht, por duhet të bëjmë reforma edhe në kokat tona, veçanërisht kur  bëhet fjalë për gjyqësinë. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane, nuk na duhet tashmë klientelizëm. Ajo kohë përfundoi, Aktvendime duhet të merren vetëm në bazë të dëshmive", theksoi kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm në 1TV.

Zaevi për ligjin megjithatë pret mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja, por edhe nga BDI-ja. Beson se si ka pasur sukses te fqinjët, ashtu do të ketë sukses edhe në shtëpi. Janë në vijim, tha, negociatat, ministrja e Drejtësisë ka takime me përfaqësuesit e parë të VMRO-DPMNE-së.Për thelbin, sipas tij duhet të flitet me argumente.

“Në dukje kemi arritur punë të pamundura. Besoj se edhe këtë do ta arrijmë. Pa këtë punë nuk ka negociata dhe  obligimi është i të gjithëve. Patjetër të jemi të përgjegjshëm. Katica Janeva dhe ekipi i saj në kohën më të vështirë ishin shkëndijë e  shpresës për kthimin e shtetit juridik dhe jemi në rrugë të mirë. Nëse heq dorë nga diçka që është me vlerë dhe parimore, ajo do të flasë për mua. PSP-ja është prokurori e pavarur publike e cila e ka përfunduar punën dhe tani vazhdon më tej. Nuk kemi të drejtë të heqim dorë nga ajo, sepse do ta shkatërrojmë edhe pjesën tjetër  të Prokurorisë Publike”, tha kryeministri.

Duke theksuar se nuk është përkrahës i paraburgimeve, thotë se secilin do ta arrijë ligji, sepse materialet dëshmuese kanë mbetur edhe pse kaluan fillimisht 18 muajt e dakorduara të PSP-së.

Lidhur me negociatat me BE-në, kryeministri shfaqi bindje se është e mundur në qershor të marrim datë për fillim të negociatave. Evropa është, theksoi, duhet të ofrojë, siç ofruam ne me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Treguam sjellje evropiane, ndërsa edhe në shtëpi jemi të suksesshëm në pjesën e reformave. Deri më tani gjithçka kemi përmbushur. Kanë mbetur edhe ligji për PSP-në dhe prokurorët  publikë. Për të dytin lehtë do të dakordohemi”, tha Zaevi.

Lidhur me politikën e jashtme, përkujtoi se Federata Ruse e ka pranuar emrin e ri të shtetit tonë, ndërsa korrekte janë  marrëdhëniet me Vuçiqin.Për vizitën e sotme, megjithatë të ministrit turk të Mbrojtjes tha se është caktuar para se të konfirmohet ardhja e Ciprasit.

E përsëriti edhe qëndrimin  rreth himnit të Maqedonisë, nuk është kënduar sepse është vonuar aeroplani i Ciprasit, U shkurtuan edhe një pjesë e madhe e formaliteteve vetëm që të ketë më shumë kohë për takimin tet a-tet, Takimi ndërqeveritar dhe takimi i delegacionit të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat