Dimitrov: Asnjëherë më nuk do të ecim vetë, me ne do jenë 29 aleatë të NATO-s

Maqedonia

Dimitrov: Asnjëherë më nuk do të ecim vetë, me ne do jenë 29 aleatë të NATO-s

Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:40
Nikolla Dimitrov

Në Uashington sot po mbahen mbledhja e NATO-s në nivel të minstrave të punëve të jashtme, ku për së pari herë në cilësin e "vendit të ftuar" do të merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

"Jemi të fortë aq sa e kemi ushtrinë të fortë dhe ekonominë dhe aq sa i kemi të forta institucionet demokratike. Por të fortë jemi aq sa kemi edhe miq! Asnjëherë më nuk do të shkojmë vetë. Me ne do të jenë 29 aleatë të NATO-s, një për të gjithë, të gjithë për një!", potencoi ministri Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij të ngjarjes "NATO Engages: The Alliance at 70" në Uashington. 

Pas fjalimit, DImitrov pati takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të Turqisë, Belgjikës, Islandës, Italisë dhe Slovenisë, ku në fokus ishte ratifikimi i protokollit për NATO, dhe realizoi një intervistë për "Zërin e Amerikës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat