Maqedoni, iniciativa kundër vaksinimit të detyrueshëm do të shqyrtohet pas zgjedhjeve

Maqedonia

Maqedoni, iniciativa kundër vaksinimit të detyrueshëm do të shqyrtohet pas zgjedhjeve

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:15
Vaksinimi

Iniciativa qytetare kundër vaksinimit të detyrueshëm që është dorëzuar në Kuvend, do të shqyrtohet pas zgjedhjeve presidenciale.

Në seancën e sotme të Komisionit për Sistem Politik edhe pse kjo pikë ishte vendosur në rend dite, e njëjta u shty për shkak të mungesës së kuorumit për punë.

Deputeti Çedomir Sazdovski i cili udhëhoqi seancën, tha se arsyeja për mos shqyrtimin e kësaj çështje është periudha zgjedhore dhe për të njëjtën do të diskutohet më 6 ose 7 maj.

Dorëzuesit e kësaj iniciative kërkojnë ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore nga sëmundjet ngjitëse, me çka në vend të vaksinimit të detyrueshëm, kërkojnë që vaksinimi të jetë zgjedhje e prindërit.

“Ne nuk jemi kundër vaksinimit, por mendojmë se për këtë duhet të vendosë prindi”, tha Elena Pavleska.

Dorëzuesit e kësaj iniciative nuk u përgjigjën pse këto ndryshime ligjore i kërkojnë në kohën e shpalljes së epidemisë së fruthit.

Ndryshe, këtë iniciativë e kanë nënshkruar 129 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat