Agjencia për standardin "Hallall" pranë BFI-së: Napolitanka e "FAMA Trade" nuk është stampuar nga Agjencia jonë

Maqedonia

Agjencia për standardin "Hallall" pranë BFI-së: Napolitanka e "FAMA Trade" nuk është stampuar nga Agjencia jonë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:07
Agjencia për standardin "Hallall"

Nga agjencia për standardin "Hallall" pranë Bashkësisë Fetare Islame kanë demantuar kategorikisht zërat mbi një produkt që është paraqitur në rrjetet sociale me përbërje të yndyrës së derrit dhe me llogon "Hallall", ku thonë se ky produkt nuk është i stampuar nga Agjencia "Hallall" dhe prentendimet e tilla janë dezinformata. 

"Meqenëse kohëve të fundit, siç bëhet e ditur, në treg është paraqitur një produkt i deklaruar me përbërje të yndyrës së derrit dhe me logon “Hallall” (“napolitanka” e firmës “FAMA Trade”), njoftojmë opinionin se shenja e stampuar mbi produktin e paraqitur në rrjetet sociale dhe në disa portale nuk është e agjencisë “Hallall” të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thonë nga Agjencia "Hallall".

Nga kjo agjenci mes tjerash shprehen të shqetësuar për produktet e këtilla, të deklaruara si “Hallall” duke theksuar se i dënojnë rastet manipuluese me konsumatorët e konfesionit islam.

"Ndërkohë, në kuadër të kompetencave tona, të pozitës juridike të BFI-së, do të kërkojmë nga institucionet shtetërore që e përcjellin tregun që ta verifikojnë rastin dhe të ndërmarrin masat ligjore.Njëherësh, i bëjmë apel popullatës myslimane rastet e këtilla, ose të ngjashme, t’i denoncojnë tek agjencia “Hallall” e BFI-së", thonë nga Agjencia për standardin “Hallall” e BFI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat