Sërish aksident në rrugën Gostivar-Tetovë, lëndohen tre persona

Maqedonia

Sërish aksident në rrugën Gostivar-Tetovë, lëndohen tre persona

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:26
Aksident

Aksident komunikacioni ka ndodhur sërish në autostradën Gostivar-Tetovë.

Sipas informacioneve të para tre persona kanë marrë lëndime, të cilët janë shtruar në Spitalin e Gostivarit.

Shkaktarët e aksidentit të sotëm akoma nuk dihen, ndërsa detaje tjera priten gjatë ditës së sotme.

Theksojmë se para disa ditëve një aksident tjetër ndodhi në këtë aks rrugor, në të cilin një grua humbi jetën dhe katër persona tjerë morën lëndime trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat