Zhbogar: Shpresojmë për nisjen e bisedimeve në qershor, PSP-ja duhet të vazhdojë punën

Maqedonia

Zhbogar: Shpresojmë për nisjen e bisedimeve në qershor, PSP-ja duhet të vazhdojë punën

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:41
Samuel Zhbogar

“Shpresoj që në mbledhjen e Këshillit të BE-së në qershor, vendet-anëtare do të vendosin të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut. Keni bërë përparim të madh, kur do të shihni prapa do ta shikoni dallimin e madh – nga një vend që kishte armiq rreth vete, në një vend me të gjithë miq”.

Këtë e deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, i cili mbajti ligjëratë në Fakultetin për Siguri në Shkup.

“Nga një vend që ishte në trazirë politike, tani ekziston një demokraci funksionale, një parlament funksional me një opozitë që angazhohet në proceset e reformave dhe reformat e drejtësisë, kështu që ne shohim përparim të rëndësishëm. Sigurisht që shumë gjëra mund të bëhen deri në qershor dhe me shpresë presim të shohim arritjet tuaja dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Zhbogar.

I pyetur nëse Ligji për Prokurorinë Speciale është kusht për nisjen e bisedimeve në qershor, Zhbogar tha se ministrat e BE-së në qershor të vitit të kaluar kur hapën rrugën për nisjen e bisedimeve, kanë vendosur kushte për reforma konkrete në sistemin gjyqësor.

“Prokuroria Speciale ka bërë arritje të mëdha dhe për ne si BE dhe për vendet anëtare është e rëndësishme që ajo të vazhdojë punën e saj, dhe të tregojë edhe arritje më të mëdha në lëndët gjyqësore”, tha Zhbogar.

I shprehu bindje se gjitha partitë politike parlamentare do të gjejnë mënyrë për lejimin e punës së PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat