Spasovski: Kemi dyshime serioze se zjarret nxiten për arsye politike

Maqedonia

Spasovski: Kemi dyshime serioze se zjarret nxiten për arsye politike

Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:03
Oliver Spasovski

“Situata e zjarreve, për fat kë keq ka eskaluar në shtet dhe kjo për disa arsye, nuk janë vetëm kushtet e motit, që janë të volitshme për shkak se ka periudhë të thatë në vend, pjesa më e madhe prej e zjarreve nxiten. Nëse kjo që na ndodh është për shkak arsyeve politike, dhe kemi dyshime serioze ta vërtetojmë këtë në periudhën e ardhshme, bëhet fjalë për terrorizëm serioz që i bëhet vendit”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para ambasadës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai njoftoi se deri tani kanë ngritur 9 padi penale për nxitësit e zjarreve, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, siç thotë Spasovski, janë në lidhje biznesore me pjesën e tregtisë me drunj.

Spasovski bën apel porositësve të cilit do aspekt të mos bëhet dëm ndaj natyrës me zjarret.

“Nëse është për arsye politike, dua të çoj mesazh politikanëve të mos merrem me punë që i bëjnë dëm drejtpërdrejt natyrës dhe shtetit vetëm për pikë të vogla politike”, tha ministri Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat