Mickoski: Nuk ka përparime në bisedimet për PSP-në

Maqedonia

Mickoski: Nuk ka përparime në bisedimet për PSP-në

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:46
Mickoski

“Bisedimet mes grupeve të punës për Prokurorinë Speciale akoma janë në pozicionet fillestare”, tha sot nga Shtipi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se edhe pse fillimisht ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe kryeministri Zoran Zaev kishin deklaruar se janë pajtuar me parimet e partisë së tij, tani ka dalur se nuk ka marrëveshje me qeverinë.

“Në kuadër të grupeve të punës nuk kemi përparim, por pëkundrazi kemi manifestim klasik të mosmenaxhimit të kapacitetit nga ana e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska. Ajo ende shërbehet me tregime të zbrazëta nga koha kur LSDM ishte opozitë. Por, ajo sot është ministre dhe duhet të ketë kapacitete menaxheriale”, tha Mickoski.

Ai shtoi se për momentin nuk është optimist për bisedimet, por tha se duhet të jepet mundësia, pasi është me rëndësi të madhe për vendin dhe fushën e gjyqësorit në vend.

Ndryshe, sot Mickoski ka pasur takim me Shoqatën e organizatave invalidore në Shtip, në lidhje me Ligjin për mbrojtje sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat