EHM: Marsi me temperatura mesatare të larta

Maqedonia

EHM: Marsi me temperatura mesatare të larta

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Nga Enti Hidrometeorologjik Maqedoni deklarojnë se gjatë muajit mars moti ishte më i nxehtë se zakonisht, shumë i thatë dhe me reshje të shiut nën mesataren.

Sipas analizave të EHM-së, më shumë se 20 ditë temperaturat kanë qenë mbi 15 gradë celsius.

“Temperatura mesatare ka lëvizur nga pesë gradë në Mavrovë deri në 12 gradë në Gjevgjeli. Nëse krahasojmë me temperaturat mesatare për muajin mars të viteve të kaluara (1981-2010), këtë vit temperaturat ka qenë më e lartë për 2.9 gradë celsius në nivel shtetëror. Temperatura më e lartë ka arritur 26.3 gradë celsius dhe është regjistruar më 10 mars në Gjevgjeli”, deklarojnë nga EHM.

Temperatura nën zero janë regjistruar në të gjithë vendin. Temperatura më e ulët ishte -7.3 gradë celsius dhe  është regjistruar në Mavrovë më 13 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat