Dimitrov: Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembull për unitet në vepër

Maqedonia

Dimitrov: Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembull për unitet në vepër

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:11
Nikolla Dimitrov

Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembull për vepra të përbashkëta. Ne, tre vendet u bëmë "të mëdha" pa ndryshim të kufijëve, deklaroi shefi i diplomacisë maqedonse Nikolla Dimitrov mbrëm në mbledhjen e ministrave për punët të jashtme të NATO-s që u mbajt në Uashington në ditën kur Aleanca Veriatlantike e shënoi 70 vjetorin e saj.

"Për ne kjo është ditë e veçantë, sepse bëhet fjalë për mbledhje të parë të këtij rangu, ku me të drejtë të barabartë për diskutim merr pjesë edhe shteti jonë", tha Dimitrov.

Në pjesën e dytë të takimit, siç kumtoi MPJ, Dimitrov konkretisht foli edhe për përkushtimin disavjeçarë të vendit në Avganistan, përgatitja për mbështetje të misioneve të NATO-s për siguri, paqe dhe stabilitet në Avganistan dhe Irak.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, në hapjen e sesionit punues i dëshiroi mirëseardhje ministrit Dimitrov ku edhe njëherë potencoi që pret për një kohë të shpejtë të përmbyllet procesi i ratifikimit të protokolleve në të gjitha shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat