Goran Grujevskit do t`i gjykohet në mungesë, "Fortesa 2" shtyhet për më 15 prill

Maqedonia

Goran Grujevskit do t`i gjykohet në mungesë, "Fortesa 2" shtyhet për më 15 prill

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:33
Goran Grujevski

Ish drejtorit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, i cili është në ikje në Greqi, do ti gjykohet në mungesë në rastin "Fortesa 2", ku është i akuzuari i parë së bashku me gjashtë bashkëpunëtorë tjerë në DSK për shkatërrimin e pajisjeve të punës dhe dokumentacionit lidhur me përgjimin jolegal.

Gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, në fillim të seancës së sotme, e pranoi propozimin e Prokurorit Publik dhe solli vendim që i akuzuari Goran Grujevski të gjykohet në mungesë.

"Duke patur parasysh qëndrimet, gjykata solli vendim të pranohet propozimi i PP për gjykim në mungesë. I njejti nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes së Maqedonisë. Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Greqisë kundër ekstradimit të tij, ai ndodhet në liri, për çka është e paqartë sigurimi i tij në procedurë, dhe duke pasur parsysh seriozitetin e veprimit dhe rrezikut për vjetërsim të lëndës, që më pas i akuzuari ka të drejtë për përsëritje të procedurës, konsideroj se janë përmbushur kushtet për fillim të debatit kryesor", deklaroi gjykatësja Josifoviq.

Për momentin nga gjykimi është larguar opinioni përshkak shfaqjes së dëshmive të klasifikuara, të cilat nga MPB janë deklasifikuar dhe u është ndryshuar shkalla në dëshmitë me përdorim të kufizuar vetëm për nevojat e procedurës gjyqësore.

Seanca tjetër është caktuar për më 15 prill dhe do të duhej të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat