Nuk është caktuar akoma seancë publike për ankesat për “Lagjen e Trimave”, pritet mendimi i prokurorëve të lartë

Maqedonia

Nuk është caktuar akoma seancë publike për ankesat për “Lagjen e Trimave”, pritet mendimi i prokurorëve të lartë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 12:01
Luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Volumi i lëndës për rastin e “Lagjes së Trimave” po e shtynë caktimin e seancës publike për ankesat e vendimit të shkallës së parë, të dorëzuar nga të akuzuarit për “organizim terrorist”.

Dokumentet me aktgjykimin e shkallës së parë, dëshmitë dhe ankesat Gjykata e Apelit ka dërguar në Prokurorinë e Lartë, prej ku duhet të japin mendim për ankesat e dorëzuara. Prej atje për mkd.mk, thonë se mendimet nuk janë përgatitur dhe se lënda për rreth një muaj ndodhet tek ata.

Nga Prokuroria e Lartë thonë se për përgatitjen e mendimeve nuk ka afate të caktuara dhe se procedura në lidhje me këtë do të përfundojë në afat sa më të shkurtë të mundshëm, e më pas të mund të caktohet seanca publike për ankesat.

Pasi të kompletohen dokumentet e lëndës dhe të dërgohen në adresën e Gjykatës së Shkallës së Dytë, këto të fundit më pas do të caktojnë datë për mbajtjen e seancës publike, në të cilën duhet veçmas të shqyrtohet çdo ankesë për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Të drejtë fjale në këtë seancë përveç avokatëve kanë edhe të akuzuarit, prej të cilëve një pjesë ndodhen në burgun hetues në Shuto Orizare, ndërsa një pjesë në burgun e Idrizovës.

Pas mbajtjes së seancës publike, Gjykata e Apelit do të duhet në afat sa më të shkurt të vendos nëse do të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, do ta ndryshojnë, ose do ta shfuqizojnë dhe lënda të kthehet në rigjykim.

Ndryshe, me vendimin e shkallës së parë për të akuzuarit për “Lagjen e Trimave” u shqiptuan shtatë dënime të përjetshme me burg, 13 të akuzuar u dënuan me 40 vjet burg, 6 të akuzuar me 20 vjet burg, 1 me 18 vjet burg, 2 me 14 vjet, 2 me 13 vjet, ndërsa katër persona u liruan nga akuzat.

Luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhën më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, ku pati viktima edhe nga pjesëtarët e policisë së Maqedonisë dhe nga grupi i armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat