Spasovski: Në Maqedoni ka 15 pjesëtarë të FETO-s, dy tashmë janë larguar

Maqedonia

Spasovski: Në Maqedoni ka 15 pjesëtarë të FETO-s, dy tashmë janë larguar

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:09
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni Oliver Spasovski, sot ka folur në lidhje me pjesëtarët e organizatës Feto në vend. Ai tha se këto procedura i udhëheq Ministria e Drejtësisë.

Spasovski tha se sipas informacioneve që i posedon ai, në Maqedoni ka 15 pjesëtarë të kësaj organizatë, prej të cilëve dy janë jashtë territorit të vendit.

“Procedurat që kanë të bëjnë me ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës FETO të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut i zhvillon Ministria e Drejtësisë. Informatat e mia flasin se bëhet fjalë për 15 persona prej të cilëve dy tashmë janë në territorin e vendit tonë”, tha Spasovski

Për informacione më të hollësishme për atë deri ku kanë arritur procedurat, Spasovski tha informacionet të merren tek Ministria e Drejtësisë.

Këto komente Spasovsi i bëri në pyetjet e gazetarëve për kërkesën e ministrit të Mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar, i cili gjatë vizitës së tij dje në Shkup, kërkoi që të ndërmerret aksion kundër pjesëtarëve të FETO-s në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat