Zaev: Duhet të kemi fushatë zgjedhore pozitive, i respektoj të gjithë kandidatët

Maqedonia

Zaev: Duhet të kemi fushatë zgjedhore pozitive, i respektoj të gjithë kandidatët

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:31
Zoran Zaev

Duhet të kemi fushatë zgjedhore pozitive, kam edhe të drejtë edhe obligim të mbështes koncept dhe kandidat për zgjedhjet, i respektoj të gjithë kandidatët edhe asnjëherë asnjërin nuk e ka nënçmuar, thotë kryeministri Zoran Zaev, pas vlerësimit që dje e dërgoi kandidatja për president  Gordana Siljanovska se është e pazakontë që kryeministri dhe ministra të marrin pjesë në fushatë për president dhe se të gjithë duhet të sillen në mënyrë teknike.

“Unë jam edhe kryetar i LSDM-së, dhe gjithsesi kemi të drejtë të kemi përcaktim dhe qëndrim tonin. Unë jam njëri ndër shtytësit e të majtës dhe të shumicës qeveritare. Në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në vendin tonë kemi bërë zgjedhje të kandidatit pas të cilit qëndrojmë. Qëndroj hapur, me nder dhe publikisht për të gjithë konceptin e Stevo Pendarovskit dhe pas Pendarovskit sepse jo vetëm që është e drejta ime, por është edhe detyrë dhe obligim i imi  të mbështes koncept dhe kandidat në këto zgjedhje. Respekt dhe nderim për të gjithë kandidatët, asnjëherë askënd nuk e kam nënçmuar, por qytetarët duhet të zgjedhin midis ofertës dhe konceptit”, deklaroi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai bën apel që t’u jepen oferta qytetarëve dhe të ketë fushatë pozitive në të cilën janë obliguar kandidatët presidencialë.

“Bëj apel që t’u jepen oferta qytetarëve, e jo vetëm të flitet bosh për një të kaluar. Madje edhe kur flitet për të kaluarën është mirë që të distancohemi nga ajo e kaluar siç këtë zonja Silanovska në fakt edhe nuk e bën. Në një aspekt të tillë pres fushatë pozitive sepse ajo që edhe ishte premtuar më 1 prill nga zonja Siljanovska dhe zoti Mickoski, sado që është dita e shakasë,  ne nuk e kemi me shaka. Duhet të ketë fushatë pozitive që të munden qytetarët të zgjedhin koncept të vërtetë dhe  president të vërtetë, i cili sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit është njeriu i parë në shtet”, tha Zaevi, i cili mori pjesë në konferencën rajonale të Lidhjes së Klubeve Rotari të RMV: “Ekonomia kombëtare në prag të BE-së – sfida dhe përvoja”.

Kryeministri është edhe kryeministër i imi dhe të gjithë duhet të sillen teknikisht, tha Siljanovska Davkova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së opozitare, gjatë TV debatit të mbrëmshëm me dy kandidatët e tjerë Stevo Pendarovskin të LSDM-së dhe Blerim Rekën i cili mbështetet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat