Zaev optimist rreth ekonomisë, parashikon një rritje prej katër për qind të PBB-së në tremujorin e parë

Maqedonia

Zaev optimist rreth ekonomisë, parashikon një rritje prej katër për qind të PBB-së në tremujorin e parë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:47
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev pret një rritje ekonomike prej mbi katër për qind në tremujorin e parë të këtij viti dhe tejkalim të parashikimit për rritje prej 3.2 për qind gjatë tërë vitit.

Optimizmi u bazua në rritjen e prodhimit industrial në dy muajt e parë të këtij viti për 11, pra, shtatë përqind, rritjen e 312 përqind të investimeve kapitale në rrugët shtetërore, si dhe rritjen në eksportin e zonave për 25 përqind në tremujorin e parë.

“Me intenzitet të plotë është edhe gazifikimi, hekurudha është plotësisht e liruar, që është 75 për qind e investimeve kapitale në vend, dhe 25 për qind të mbetur i kalojmë në kanalizime, kopshte dhe shkolla. Vetëm me mëngë të përveshura dhe me punë të mirë, ne mund të thyejmë edhe parametrat e projektuar”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën “Sfidat dhe përvojat për ekonominë kombëtare përballë procesit të fillimit të negociatave për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat