35 punonjës të Prokurorisë së Lartë, pa sigurim shëndetësor

Maqedonia

35 punonjës të Prokurorisë së Lartë, pa sigurim shëndetësor

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:05
Prokuroria Themelore

Që vitin e kaluar prokurori shtetëror Lubomir Jovevski ka paralajmëruar se pensionimi i parakohshëm i prokurorëve në kundërshtim me vullnetin e tyre do të shkaktojë probleme në prokuroritë. Ky parashikim u realizua pas vendimit të gjykatave për kthimin e tre prokurorëve në punë në Prokurorinë e lartë të Shkupit. Të gjithë 35 të punësuarit mbetën pa sigurim shëndetësor prej një janarit të këtij viti. Prokuroria Themelore punon në tejkalimin e problemit. Nevojitet që të paguhen para nga Fondi Shëndetësor në bazë të sigurimit shëndetësor për vitin 2017 për të gjithë prokurorët që Këshilli i Prokurorëve Publik i dërgoi në pension, ndërsa gjykatat i kthyen në punë në Prokurorinë e Lartë në Shkup. Më 15 mars të vitit të kaluar në seancë të Këshillit të Prokurorëve janë shqyrtuar vendimet gjyqësore me të cilat është parashikuar që prokurorët e pensionuar të kthehen në punë. Vendimin për angazhimin e tyre të serishëm, përkundër vendimit gjyqësor, duhet doemos ta vërtetojë Këshilli. Sipas procesverbalit nga seanca, prokurori shtetëror Jovevski ka bërë të ditur se pakënaqësia te prokurorët e pensionuar është e madhe në çdo pikëpamje, në bazë të pagave, kompensimeve dhe dallimeve.

Prokurori publik Lubomir Joveski theksoi se është krijuar konfrontim në shumë linja me këta prokurorë publik të cilët tashmë janë kthyer sa i përket pagave dhe kontributeve dhe se është bërë dëm i madh“- Procesverbal nga seanca e Këshillit të Prokurorëve 15.3.2018

Nga Fondi Shëndetësor për Alsat sqaruan se të gjithë të punësuarit në Prokurorinë e Lartë të Shkupit janë pa sigurim shëndetësor për shkak të vetëm një të punësuare. Sistemi ka qenë i dizajnuar ashtu që vetëm një mospagesë mjafton që të gjithë të udhëhiqen si të pasiguruar. Sipas informatave të televizionit, për shkak se nuk kanë pasur sigurim shëndetësor një pjesë e prokurorëve në Prokurorinë e Lartë të Shkupit i kanë anuluar ndërhyrjet e caktuara kirurgjike meqë nuk kanë dashur ose nuk kanë qenë në gjendje që kurimin ta paguajnë privatisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat