Afrim Gashi i priti nxënësit e Hasanbegut

Maqedonia

Afrim Gashi i priti nxënësit e Hasanbegut

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:17
Afrim Gashi i priti nxënësit e Hasanbegut

Sot një grup i nxënësve të SHF “25 Maji” të Hasanbegut të Shkupit ishin në vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vizita e tyre në Kuvend ishte realizuar me angazhimin e deputetit të kësaj zone, njëherazi edhe ish nxënës i kësaj shkolle, sot Kryetar i partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Me këtë rast të punësuarit në administratën e Kuvendit i njoftuan nxënësit me institucionin e Kuvendit, me punën e deputetëve dhe me punën tjetër të shërbimeve të Kuvendit.

Nxënësit i vizituan gati të gjitha hapësirat e Kuvendit, madje edhe sallën e seancave plenare. 

Vizita u realizua në bazë të frymës së re të instaluar në Kuvend, për të qenë i hapur ndaj qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat