Zaev: Ka përparim në bisedimet për PSP-në

Maqedonia

Zaev: Ka përparim në bisedimet për PSP-në

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:46
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot theksoi se ka përparim në bisedimet me opozitën rreth ligjit për Prokuroninë Publike me të cilin duhet të rregullohet puna e Prokurorisë Speciale Publike.  Ai beson se në afat të shkurtër ligji do të miratohet, dhe me këtë do të plotësohet edhe kushti i fundit për marrjen e datës për bisedime me Bashkimin Evropian.

"Në këtë periudhë duhet të miratohet ligji për Këshillin e Prokurorëve publikë si dhe ligjin për strukturat e sigurisë dhe për këto ligje tanimë është arritur pajtimi", deklaroi kryeministri Zoran Zaev. 

Rreth fatit të PSP-së, ai theksoi se është arritur përparim i vogël  në bisedimet me VMRO-DPMNE-në, por ka ende hapësirë për bisedime në mes ministres për Drejtësi Renata Deskovska dhe përfaqësuesve të opozitës.

“Partitë më të vogla, siç janë Aleanca për Shqipëtarët dhe BESA, tanimë i kanë dhënë instruksionet dhe deklaratat e veta, por lanë hapësirë që së pari të merremi vesh me partinë më të madhe opozitare. Tetë deputetët të cilët janë në grupin e ri parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhanë drejtimet dhe instruksionet e veta, por edhe ata lanë hapësirë që fillimisht të përfundojnë bisedimet me partinë më të madhe opozitare. “ deklaroi Zoran Zaev-Kryeministër.

Në pyetjen e gazetarëve nëse vendi ynë nuk e fiton datën për fillimin e negociatave me BE-në, dhe nëse kryeministri Zoran Zaev do të mbajë përgjegjësi dhe do të japë dorëheqje nga funksioni, Kryeministri është kategorik.

“Kur të jenë plotësuar të gjitha reformat, kur të shkëlqejmë para botës, kur t’i mbajmë mësim Evropës me vlera evropiane, me mënyrë evropiane të sjelljes, absolutisht as që mendoj për dorëheqje”, tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat