Policia siguron Rekën, Siljanovskën dhe Pendarovskin gjatë fushatës zgjedhore

Maqedonia

Policia siguron Rekën, Siljanovskën dhe Pendarovskin gjatë fushatës zgjedhore

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:59
Reka, Siljanovska dhe Pendarovski

Nga dita e hënë, më 1 prill, kur filloi fushata zgjedhore, kandidatët për kryetar shteti, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski i siguron policia nga Reparti për sigurimin e personaliteteve, apo siç është e njohur Drejtoria e gjashtë, thonë nga MPB për “Makfax”.

“Pas vërtetimit të listës së kandidatëve për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrjes së njoftimit nga KShZ-ja, ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë kandidatët për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë fushatës zgjedhore, thonë nga MPB.

Sipas rregullores për mënyrën e zbatimit të punëve të policisë, plani për sigurim të jashtëzakonshëm të personaliteteve varret edhe nga lloji i manifestimit që sigurohet, numri i qytetarëve të pranishëm, gjendja e sigurisë, koha e ngjarjes, kushtet e motit, kohëzgjatja e sigurimit dhe arsyet pse zbatohet sigurimi.

Zyrtari përgjegjës policor për sigurim, përpunon plan për sigurim të jashtëzakonshëm, të miratuar nga punonjësi i policisë i cili ka përcaktuar sigurinë.

Plani, mes tjerash, duhet të përmbajë vlerësim për objektin dhe hapësirën në të cilën zbatohet sigurimi, numri i personave të angazhuar, mënyra e kryerjes së sigurimit, detyrat konkrete të zyrtarëve policorë që zbatojnë sigurimin, armët e zyrtarëve policorë, mjetet e komunikacionit, mjetet për lidhje dhe pajisje tjera ndihmëse, mënyra e rregullimit të komunikacionit etj.

MPB nuk zbuloi detaje për sigurimin e Rekës, Siljanovskës dhe Pendarovskit, por gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2014, kandidatët e atëhershëm për kryetar shteti kishin së paku 3 persona që i siguronin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat