Janeva: Përsëri do të konkurroj për udhëheqëse të PSP-së

Maqedonia

Janeva: Përsëri do të konkurroj për udhëheqëse të PSP-së

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:53
Katica Janeva

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në intervistë për “Nezavisen” tha se përsëri do të konkurron për kryetare të PSP-së.

“Unë do të konkurrojë nëse votohet Ligji i ri për Prokurorinë Publike, gjegjësisht në konkursin për përzgjedhjen prokurorit special publik. Për këtë kanë të drejtë të gjithë prokurorët të cilët i përmbushin kushtet e parapara me propozim ligjin. Vlerësojë se i përmbush kushtet dhe do të dorëzojë dokumentet. Nuk do të dorëzohem. Sigurisht unë nuk mund të ndikojë në përzgjedhje, ajo është punë e Këshillit të prokurorëve publik”, tha shefja aktuale e PSP-së.

Janeva tha se nuk e ka ndërmend që të kyçet në politikë.

“Unë nuk kam ambicie politike. Një herë deklarova se unë dua të bëhem kryetare e Komunës së Gjevgjelisë, ajo nuk ishte ambicia politike, por një ambicia qytetare. Unë nuk jam shumë e arsimuar politikisht, as nuk kam ndjekur pozicione të tilla. Përkundrazi, e dua punën dhe unë ende mendoj se unë mund të kontribuojë mjaftueshëm për zbatimin e drejtësisë”, tha Katica Janeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat