LSDM: Të gjithë funksionarët e LSDM-së kanë deklaruar pasuritë e tyre

Maqedonia

LSDM: Të gjithë funksionarët e LSDM-së kanë deklaruar pasuritë e tyre

Më: 6 prill 2019 Në ora: 20:38
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM akuzojnë OBRM-PDUKM-në dhe liderin e saj Hristijan Mickoski për shpërndarje të lajmeve të rrejshme në lidhje me deklarimin e pasurive të funksionarëve të LSDM-së deri tek Komisioni për Antikorrupsion.

“OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk kanë mënyrë tjetër të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme, ngjarje të imagjinuar dhe manipulime me qytetarët. Për këtë OBRM-PDUKM njihet si burim i lajmeve të rrejshme”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se në konferencën e sotme të OBRM-PDUKM u përpoq edhe njëherë në mënyrë të ulët që të fitojë poenë politik nëpërmes shpërndarjes së lajmeve të rrejshme.

“Të gjitha raportet e zyrtarëve të LSDM-së në Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit janë dorëzuar në përputhje me detyrimet ligjore dhe deklaratat e pasurive janë të hapura për opinionin”.

Nga LSDM thonë se ne japim guxim Komisionit për Antikorrupsion që të vazhdojnë me hetimet ndaj çdo procesi të punësimit e të afërmve të LSDM-së në administratën publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat