Ahmeti: Konsensusin e zgjedhjeve lokale e mbartem edhe në presidenciale

Maqedonia

Ahmeti: Konsensusin e zgjedhjeve lokale e mbartem edhe në presidenciale

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:30
Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e aktivitete për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Pas qytetit të Manastirit dhe Prespës ka qëndruar në qytetin e Ohrit, ku anëtarët e SHQZ të cilët mbajtën fjalim njëzëri potencuan se vota për presidentin konsensual është votë për të ardhmen e vendit, votë për të dërguar përpara proceset dhe njëherit për ti përmbyllur me sukses, siç është anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se në zgjedhjet e fundit lokale për herë të parë u bashkuan dhe u përkrahën kandidatët e të dyja partive.

Ai theksoi se edhe para 5 viteve është dashur që të arrihet një gjuhë e përbashkët për një kandidat konsensual për përfaqësues shteti.

“Ma mirë vonë se sa asnjëherë, pasi ja më në fund u arrit me debate me konsulta dhe me këtë ne po instalojmë vlera me kandidat të përbashkët me z. Stevo Pendarovski, si kryetar dhe përfaqësues i të gjithë neve. Me 21 prill nuk votohet vetëm për z. Stevo Pendarovski, votohet për ardhmërinë evropiane të vendit, votohet për anëtarësim të plotë të vendit tonë në NATO”, deklaroi Ahmeti.

Njëherit kryetari i BDI-së u bëri thirrje qytetarëve të Ohrit që të votojnë për kandidatin për kryetar komune, Konstantin Georgievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat