Rritet numri i kërcënimeve nëpërmes internetit në Maqedoni, MPB ka ngritur 49 padi

Maqedonia

Rritet numri i kërcënimeve nëpërmes internetit në Maqedoni, MPB ka ngritur 49 padi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Ministria për Punët të Brendshme ka ngritur akuza penale kundër 49 personave për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve nëpërmes rrjeteve sociale. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se me fillimin e fushatës zgjedhore gjithashtu ka rritur numrin e rasteve të tilla. Shton se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me atë që publikojnë në internet.

Por pse ka përdorim të gjuhës së urrejtjeje dhe kërcënime në internet? Sociologu Ilija Acevski thotë se arsyeja për këtë fenomen është mungesa e arsimit të përgjithshëm. Ai pohon se është e nevojshme që të krijohet një institucion i veçantë që do të monitorojë raste të tilla.

Javën e kaluar, MPB arrestoi Zharko Grozdanovski, i cili publikoi një video që përmbante kërcënime në adresë të kryeministrit Zoran Zaev. Ndërkohë, aktivisti nga Kumanova Valjon Elezi, deri tek Ministria e Arsimit dorëzoi një peticion me 1.800 nënshkrime kundër profesoreshës së Universitetit Kiril dhe Metodi, Biljana Vankovska, për shkak të statusit që ajo publikoi në profilin e saj në Facebook, ditën kur ndodhi aksidenti tragjik në Llaskarcë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat