Gjendet e vdekur ish kryetarja e komunës së Kisella Vodës

Maqedonia

Gjendet e vdekur ish kryetarja e komunës së Kisella Vodës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 09:21
Biljana Belliçanec

Aktorja dhe ish-kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Belliçanec mbrëmë është gjetur e vdekur, njoftojnë nga MPB për “SDK”.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Belliçanec ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës nga viti 2013 deri më 2017. Shfaqjet e fundit të saj ishin “Zoti Gllembaevi” dhe “Maqedonasit e fundit” në teatrin kryesor të dramës.

Belliçanec është lindur në Shkup më 25 korrik 1973.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat