VMRO-DPMNE: Pendarovski gënjen njejtë sikur Zaev para zgjedhjeve

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pendarovski gënjen njejtë sikur Zaev para zgjedhjeve

Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:35
VMRO-DPMNE

Partia më e madhe maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se çdo premtim i Stevo Pendarovskit është gënjeshtër njejtë si çdo premtim i Zoran Zaevit para zgjedhjeve shohim që është gënjeshtër, transmeton Zhurnal.

"Në intervistë për një televizion bullgar vetëm disa javë para se ta ndryshonte emrin, Zaev tregonte se çfarë poshtërimi do të kishte qenë nëse do të duhej ta ndryshonim emrin edhe për përdorim të brendshëm, ku edhe në qeveri të shkruan emri i ri. Zoran Zaev vetëm pas disa javëve e ndryshoi emrin edhe për përdorim të brendshëm. Zoran Zaev gënjeu. Stevo Pendarovski është 102% i njejtë sikur Zoran Zaev, edhe ai gënjen njejtë si Zaev", thuhet në kumtesën e partisë opozitare. 

Nga kjo parti mes tjerash thonë se Republikës së Maqedonisë nuk i duhet një Zoran Zaev i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat