Gjorçev: Numri i lindjes së foshnjave për muajin janar ka rënë për 20 përqind

Maqedonia

Gjorçev: Numri i lindjes së foshnjave për muajin janar ka rënë për 20 përqind

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:53
Vllatko Gjorçev

Anëtari i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev sot tha se të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika janë shqetësuese për zvogëlimin e numrit të lindjes së foshnjave në Maqedoni të muajit janar, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Siç tha ai, sipas të dhënave, në janarin e vitit 2018 kanë lindur 1.861 foshnje, ndërsa në të njëjtin muaj të këtij viti kanë lindur 1.512 foshnje.

“Është shënuar rënie nga 1.900 foshnje në 1.500 foshnje. Kjo është një rënie e paparë, deri më tani, të numrit të lindjeve në Maqedoni, për një vit ka rënie prej 20 përqindësh. Nëse kjo nuk është shqetësuese, atëherë unë nuk e di se çfarë mund të jetë. Këto të dhëna flasin dhe thonë se Maqedonia po vdes, se Maqedonia gjithashtu po zhduket. Po bëhemi një vend pa njerëz”, tha Gjorçev.

Ai i bëri thirrje Zaevit, Pendarovskit dhe Mila Carovskës që të japin opinionin e tyre rreth kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat