Xhaferi: Arsimi në historinë njerëzore është një nga vlerat më të vjetra të civilizimit

Maqedonia

Xhaferi: Arsimi në historinë njerëzore është një nga vlerat më të vjetra të civilizimit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:48
Talat Xhaferi mbajti fjalim në në Asamblenë e 140

Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot mbajti fjalim në në Asamblenë e 140. të Unionit Interparlamentar në temën “Parlamentet si platforma për rritjen e edukimit për paqe,
siguri dhe sundim të të drejtës”.

Xhaferi gjatë fjalimit tha se Arsimi në historinë njerëzore është një nga vlerat më të vjetra të civilizimit. Shumë gjatë, arsimi ka qenë privilegj vetëm për një shtresë të ngushtë të njerëzve, a në të njëjtën kohë edhe vegël e shkëlqyer për sundimin mbi masat e gjera, të paarsimuara, respektivisht njerëzit analfabetë, pa dallim nëse bëhet fjalë për shoqëritë skllavopronare, feudale apo tip tjetër i rregullimit shoqëror.

Arsimi në proceset e sotme të globalizimit të cilët në vete bartin shumë sfida, nuk guxon të kufizohet vetëm në njohuri dhe shkathtësi konkrete. Sot kemi nevojë për njerëz të cilët e kuptojnë shumë më mirë botën bashkëkohore dhe të gjitha sfidat që paraqiten.

“Në këto procese globale të sistemit arsimor, gjithsesi se parlamentet nacionale kanë rol të madh. Çfarë sistemi arsimor kemi në nivel të shteteve nacionale varet në masë të madhe nga parlamenti, nëpërmjet procesit të nxjerrjes së ligjeve të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë e mbulojnë apo determinojnë procesin edukativ. Por, nuk përfundon këtu roli dhe përgjegjësia jonë. Parlamentet kanë edhe funksion mbikëqyrës i cili është vegël shumë e rëndësishme me të cilën bëhet mbikëqyrje dhe kontroll se si zbatohen ligjet konkrete, ku paraqiten dobësi, paqartësi, dhe në bazë të këtyre njohurive të ndërmerren masa konkrete”, tha Xhaferi.

Xhaferi shtoi se në Maqedoni, sipas ligjit, arsimi deri në nivelin e arsimit të mesëm është i obligueshëm dhe gjithsesi, falas. Duke e pasur parasysh se ne jemi shoqëri multietnike, për bashkësitë më të mëdha etnike, atë maqedonase dhe shqiptare, kemi siguruar proces të tërësishëm arsimor në gjuhën amtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat