Komisioni për Antikorrupsion ditët e ardhshme do të merr vendim për dekretet e presidentit

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion ditët e ardhshme do të merr vendim për dekretet e presidentit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:55
Komisioni për Antikorrupsion

Komisioni për Antikorrupsion në ditët e ardhshme do të merr vendimin në lidhje me avancimin dhe emërimin e pjesëtarëve në URM pas caktimit të zgjedhjeve presidenciale.

Nga Komisioni për Antikorrupsion për televizionin “Telma” njoftojnë se për shkak të obligimeve ditën e mërkurë ku do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ankesat e OBRM-PDUKM-së për raste tjera, seanca në të cilën do të merret vendimi për dekretet e presidentit do të mbahet të premten ose javën e ardhshme.

Ndërkohë, vendi i përfaqësuesit ushtarak të vendit në NATO mbetet i zbrazët, sepse emërimi i gjeneralit Mirçe Gjorgoski nga ana e presidentit në atë pozicion me dekret të diskutueshme, pret lejen për Komisionit për Antikorrupsion.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot njoftoi se ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme deri tek antikorrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat