LSDM: Siljanovska nuk dëshiron të marrim datë për bisedime me BE-më, njëjtë si Mickoski

Maqedonia

LSDM: Siljanovska nuk dëshiron të marrim datë për bisedime me BE-më, njëjtë si Mickoski

Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:40
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Gordana Siljanovska, njëjtë sikur Hristijan Mickoski, flet secilën ditë se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të marrë datë për bisedime me BE-në në qershor”.

“Njëjtë sikur Mickoskiski edhe Siljanovska nuk dëshiron të marrim datë për bisedime me BE-në”, thonë nga LSDM, duke cekur se Siljanovska është kundër përparimit të vendit.

Ata thonë se dëshirat e saja, ashtu sikur të Mickoskit, Ivanovit dhe Gruevskit nuk do të realizohen.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ecën para dhe nuk ka kthim pas”, thonë nga LSDM duke shtuar se Siljanovska, Mickoski dhe Ivanov duhet të dinë se krahas bllokimeve, Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të ecë para dhe se do të marrë datë për bisedimet me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat