Janeva: Pjesa më e madhe e buxhetit të PSP-së shpenzohet për ekspertiza

Maqedonia

Janeva: Pjesa më e madhe e buxhetit të PSP-së shpenzohet për ekspertiza

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:00
Katica Janeva

Prokurorja e PSP-së, Katica Janeva në intervistë për “Nezavisen” flet edhe për buxhetin e PSP-së, ku sqaron se në çka shpenzohen paratë.

Në opinion shpesh herë ka vërejtje se kanë në dispozicion buxhet të madh për dallim nga prokuroria e rregullt dhe se prokurorët e PSP-së marrin paga më të larta.

Janeva për këtë thotë se bëhet fjalë për standarde ndërkombëtare, ndërsa qëllimi është që prokuroritë të jenë më të ekipuara që të mund më me efikasitet t’i kryejnë punët.

“Me ligjin e ri mbetet që buxhetin ta propozojmë vet dhe askush të mos ndikojë. Bëhet fjalë për standarde ndërkombëtare në këtë fushë. Mendoj se resurset edhe në prokurorinë publike do të përmirësohen, ka shumë projekte ku marrrin pjesë dhe ndihmojmë edhe ne, me qëllim që prokuroritë të jenë më të ekipuara dhe t’i kryejnë punët më mirë. Edhe pse kemi buxhet më të madh, kjo s’do të thotë se ne shpenzojmë gjithë buxhetin. Pjesa më e madhe e buxhetit të kaluar përdorej për ekspertiza, si dhe për shpenzime tjera materiale që nevojiten për mbarimin më të shpejtë të hetimeve për të cilat ishim të kufizuar me 18 muaj, kishim edhe shpenzime tjera si ato të adoptimit në objektin ku jemi vendosur.”, tha Janeva.

Ajo shtoi se pushteti i tanishëm ka më shumë sens për gjyqësor dhe për përmirësimin e integritetit të pavarësisë, jo vetëm për prokurorët, por siç tha ajo, gjithë fushën e gjyqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat