Bie niveli i ujit te lumenjtë e Maqedonisë

Maqedonia

Bie niveli i ujit te lumenjtë e Maqedonisë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:49
Niveli i ujit te lumenjtë

Niveli i ujit i të gjitha lumenjve në shtet është nën mesataren për muajin maj. Situatë më drastike ka lumi Babuna ku niveli ka ra për gjashtë herë nga mesatarja e prillit.

Matjet e sotme hidrologjike tregojnë se tre herë ka ra niveli i ujit në Treskë në Makedonski Brod, për dy herë është ulur te lumenjtë Lepenec, Kriva Reka, Strumica, CrnaReka dhe Drini i Zi. thuajse dy herë është ulur nivel në Vardar dhe në Veles.

Te të tre liqenet e shtetit nuk ka ndryshime të mëdha. Niveli më i lartë është te liqeni i Dojranit, ndërsa nivelet e liqeneve të Ohrit dhe Prespës janë diku rreth mesatares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat