Zaev dhe Dudush me porosi: Po punojmë për jetë më kualitative të romëve

Maqedonia

Zaev dhe Dudush me porosi: Po punojmë për jetë më kualitative të romëve

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:26
Zaev dhe Dudush

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Shuto Orizare, Kurto Dudush, me rastin e Ditës së Romëve, nëpërmjet një video-porosie kanë dërguar urata për festën e romëve, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Kryeministri në pjesën e tij të porosisë i ftoi të gjithë qytetarët e vendit të jenë aktivë dhe përgjegjës që të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë.

“Bashkë punojmë për qasje të njëjtë deri te shërbimet sociale kualitative, deri te mundësitë e gjera për arsimim dhe punësim, për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të qytetarëve nga komuniteti rom. Për këtë integrim kemi siguruar financa të veçanta nga buxheti qendror dhe nga donatorët, për kyçje kualitative të romëve në të gjitha proceset e shoqërisë sonë”, thotë Zaev.

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Dudush, tha se sot, kur romët e festojnë ditën e himnit të tyre, flamurit dhe jguhës dhe kur me krenari e promovojnë kulturën dhe traditën, komuna vazhdon edhe më tej të sigurojë jetë të dinjitetshme për të gjithë.

“E zhvillojmë Shuto Orizaren në vetëqeverisje lokale moderne. Bashkë i rrëzojmë stereotipet dhe ndërtojmë ardhmëri të ndritshme në një shoqëri multikulturore. E përmirësojmë infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Falë përkushtimeve të përbashkëta të vetëqeverisjes lokale dhe të Qeverisë, këtë vit do të lëshohen në përdorim çerdhja e re – 8 Prilli, e cila do të kontribuojë për arsim më kualitativ të nxënësve parashkollor, por edhe leximoren për studentët në kuadër të shkollës së mesme Shaip Jusuf. Ndërtojmë parqe të reja dhe sigurojmë kushte të dinjitetshme për zhvillim dhe rritje të fëmijëve dhe të rinjve tanë”, theksoi Dudush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat