Reka: Nuk ka datë për negociata pa reforma në gjyqësor

Maqedonia

Reka: Nuk ka datë për negociata pa reforma në gjyqësor

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:10
Blerim Reka

Kandidati për president i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka, një ditë më parë qëndroi në Kumanovë ku shpalosi programin dhe strategjinë e tij në këtë garë. Theksin Reka e vendosi te numri i madh i të rinjve që migrojnë për një jetë më të mirë në shtetet evropiane. Ai shtoi se ata fizikisht janë integruar para shtetit i cili rrezikon edhe marrjen e datës për negociata në rast se nuk zbaton reforma, sidomos në gjyqësor.

Nëse në këtë shtet gjyqësori është i politizuar, administrata është e nepotizuar, kriminelët janë anëtar të Kuvendit të amnistuar dhe të imunizuar, një Prokurori Speciale që rinë pezull për shkak të aksham pazareve politike të partive politike dhe të liderëve të tyre, vështirë se do të fitojmë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim. Duhen reforma thelbësore – tha Blerim Reka, kandidat për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat