Romët në Tetovë ende jetojnë pa ujësjellës dhe pa kanalizim

Maqedonia

Romët në Tetovë ende jetojnë pa ujësjellës dhe pa kanalizim

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:37
Teuta Arifi organizoi pritje për shoqatat qytetare me rastin e 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve

Në rrugën “29 nëntori” në Tetovë familja Krasniqi jeton në baltë, pa rrugë të asfaltuara dhe vetëm me një një burim ujë, iu theksua kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi që organizoi pritje për shoqatat qytetare me rastin e 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve.

“Kërkuan të punohet në ujësjellës, kanalizim dhe vendosjen e kubëzave prej betoni që të mund edhe ata qytetarët të jetojnë në mënyrë normale. Edhe në rrugën “146” s’ka ujë”, tha drejtori programor në Asociacionin e zhvillimit demokratik të romëve “Sonce”, Nezir Huseini.

Kryetarja Arifi theksoi se komuna përmes Këshillit ka miratuar strategji për më shumë pika që do të ndihmojnë në përfshirjen e bashkësisë rome.

“Te strategjia parashohim se ku duhet të intervenohet, në cilët lagje. Pjesa e rëndësishme e programit është në përfshirjen e nxënësve në arsim. Me projektin e fundit për rinovimin e çerdhes “Potok”, mundësuam edhe fëmijët romë të përfshin në këtu”, tha Arifi duke shtuar se dita e sotme është ditë e rëndësishme për luftimin kundër diskriminimit dhe arritjes që të jemi të barabartë.

Shoqatat qytetare falënderuan Arifin për ndihmën ndaj bashkësisë rome.

“Para tri viteve komuna e Tetovës ishte e para që me rastin e 8 prillit e ngriti flamurin e romëve para objektit, dhe që atëherë kjo bëhet rregullisht, ndërsa shembullin e ndjekin edhe të tjerët”, tha Huseini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat