Në Gostivar shënohet Dita ndërkombëtare e romëve

Maqedonia

Në Gostivar shënohet Dita ndërkombëtare e romëve

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:23
Gostivar shënohet Dita ndërkombëtare e romëve

Me intonimin e “Xhelem, Xhelem” himni dhe vendosjen e flamurit të komunitetit rom para selisë së Komunës së Gostivarit, filluan aktivitetet për shënimin e 8 Prillit – Ditës ndërkombëtare të romëve.

Në sallën e këshillit të komunës u mbajt edhe akademia kushtuar festës në të cilën mbajti fjalim kryetari i Komunës, Arben Taravari, i cili e theksoi angazhimin e pushtetit lokal për integrimin e romëve në bashkësinë lokale.

“Romët në komunën tonë  janë komuniteti i katërt sipas numrit dhe janë faktor i rëndësishëm në bashkëjetesën që sundon në të. Si pushtet lokal zbatojmë aktivitete të përbashkëta dhe kemi kontakte të rregullta kur bëhet fjalë për projekte të rëndësishme për romët. Mund të them lirshëm se kemi shembull që duhet të përcillet, sepse romët janë të integruar në asnjë komunë tjetër”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat