Prokuroria e Sofjes do ta hetojë aksidentin e avionit në “Majën e Selanikut”

Maqedonia

Prokuroria e Sofjes do ta hetojë aksidentin e avionit në “Majën e Selanikut”

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:24
Aksidenti i Avionit

Prokuroria në Sofje hapi procedurë hetimore për rrëzimin e aeroplanit “Cesna” në Majën e Selanikut kur më 2 prill humbi jetë familja 4 anëtarëshe nga Bullgaria.

Prokuroria e Sofjes njoftoi se do të dëgjohen të punësuarit në Drejtorinë e marrëdhënieve konsullore në MPJ-në bullgare që janë të njoftuar me rastin, si dhe përfaqësues të komunikacionit ajror në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me informacionet se ka pasur turbulenca të forta dhe është humbur kontrolli i pilotit, njofton “Bgnes”.

Prokuroria do të kërkojë informacione për ekspertizat në Maqedoninë e Veriut, dhe shqyrtohet mundësia për ndonjë defekt eventual të aeroplanit.

Hetimi për aksidentin në Majën e Selanikut nisi në Maqedoninë e Veriut. Është formuar komision për hetimin e aksidentit ku krahas përfaqësuesve të komitetit për hetime të aksidenteve ajrore dhe incidenteve serioze do të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm të aviacionit. Në koordinim me autoritetet në Sofje, ka marrëveshje që në pjesën e komisionit të jenë edhe dy hetues bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat