Dorëzohet tek autoritetet Draganço Stoimenov, ish-truproja e Mijallkovit

Maqedonia

Dorëzohet tek autoritetet Draganço Stoimenov, ish-truproja e Mijallkovit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:46
Draganço Stoimenov, ish-truproja e Mijallkovit

Draganço Stoimenov, i njohur si ish-truproja e ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, pas më shumë se dy muaj në arrati, ju është dorëzuar organeve të përndjekjes.

Ai dyshohet për rastin e gjuajtjes me armë ndaj Dragan Zdravev në objektin hotelierik “Aqua” në Koçani dhe lëndimin e tij.

Stoimenov është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Koçani në prani të avokatit të tij, në kushte kur është kërkuar masa e paraburgimit.

Stoimenov në opinion njihet si Daco Bellski, për rastin “Detonator” dhe për ndryshimin e gjithsej 13 komandantëve të policisë, mes të cilëve edhe ish-shefin e SPB Shtip.

Të dënuarit në mesin e të cilëve edhe me burg, kanë thënë se janë viktima të Stoimenovit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat