LSDM: Opozita është fajtori i drejtpërdrejtë për ikjen e të rinjve dhe uljen e natalitetit

Maqedonia

LSDM: Opozita është fajtori i drejtpërdrejtë për ikjen e të rinjve dhe uljen e natalitetit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:22
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së për akuzat për ikjen e qytetarëve nga shteti dhe rënien e numrit të lindjes së foshnjave.

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE-ja është partia e cila me politikat e saj ka kontribuar në ikjen e gjysmë milionë të rinjve nga vendi, si dhe shtojnë se opozita është fajtori kryesor për uljen e lindjeve të foshnjave në vend.

“Sipas të dhënave, nataliteti në Maqedoni në vitin 2010 ka qenë 11.8 për qind, ndërsa në vitin 2017 10.5 për qind. Masa “fëmija i tretë” ka pasur mundësi të zbatohet për 10 vite, por shihet qartë se nuk ka dhënë rezultate”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se gjatë kohës së qeverisjes së tyre janë zbatuar reforma sociale, të cilat sipas tyre parashohin sistem efikas për mbrojtjen sociale dhe soguron shoqëri të barabartë.

“Për dallim nga koha e populizmit dhe joefikasitetit të masave të VMRO-DPMNE-së, sot Qeveria e LSDM-së zbaton masa që kanë për qëllim përparimin e jetës së gjithë qytetarëve”, shtojnë nga partia në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat