Maqedoni, nuk do të votohet në 82 vendvotime në zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Maqedoni, nuk do të votohet në 82 vendvotime në zgjedhjet presidenciale

Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:19
Foto ilustruese

Për këtë vendim, KSHZ ka për detyrë t’i informojë këta votues se nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre në vendbanimin e tyre. Nga KSHZ thonë se në secilin proces zgjedhorë, rritet numri i vendvotimeve në të cilat nuk plotësohet minimumi ligjor prej 10 votuesve që të zbatohet procesi zgjedhor.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski ka folur edhe për aktivitetet zgjedhore të kandidatëve në javën e parë të fushatës. Ai e ka vlerësuar fushatën të mirë, por me disa vërejtje të vogla. Derkoski ka thënë se janë vërejtur aktivitete para se të fillojë zyrtarisht fushata dhe se në këtë pjesë do të iniciohen ndryshime ligjore për të ardhmen.

Se fushata ka filluar më herët ka pasur vërejtje edhe në raportin e OSBE-së. Në këtë raport ka pasur vërejtje edhe për diskriminim në rrjetet sociale, për të cilat kreu i KSHZ-së ka thënë se është një fushë e vështirë për t’u kontrolluar, duke nënvizuar se nga KSHZ vazhdimisht kanë bërë apel tek kandidatët dhe partitë që të përmbahen.

Sot është dita e tetë e fushatës zgjedhore, ndërkohë që e njëjta do të zgjasë deri më 19 prill. Zgjedhjet presidenciale janë përcaktuar për më 21 prill, ndërkaq rrethi i dytë i zgjedhjeve është përcaktuar për më 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat