Maqedoni, projekti për ndërtimin e 14 pishinave në mbledhje qeveritare

Maqedonia

Maqedoni, projekti për ndërtimin e 14 pishinave në mbledhje qeveritare

Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:27
Mbedhje qeveritare

Me propozim të Agjencisë për rini dhe sport, Qeveria sot duhet të sjell mendim për informacionin e realizimit të projektit për ndërtimin e 14 pishinave.

Në mbledhjen e rregullt qeveritare, ministria e Vetëqeverisjes lokale do ta prezantojë informacionin për zbatimin e aktiviteteve për përkrahjen e sektorit privat nga ana e qendrave për zhvillim të rajoneve planifikuese, qendrat biznore rajonale, dhe duhet të shqyrtohet edhe informacioni për pjesëmarrjen e delegacionit nga Maqedonia e Veriut në Samitin e tetë të shefave të qeverive në procesin e bashkëpunimit për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Shërbimi qeveritar për shtyp njofton se Kuvendi për mendimin e Qeverisë në seancën e sotme e dorëzoi Strategjinë rregulltatore për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizuale.

Në mbledhje do të shqyrtohet edhe informacioni për sistemimin e mjeteve nga programi për sistemimin e mjeteve nga lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese për vitin 2019 për financimin e federatave kombëtare sportive dhe projektet e Agjencisë për rini dhe sport për avancimin e sportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe informacionin për zbatimin e planit kombëtar për menaxhim me cilësi në sektorin publik për periudhën e vitit 2018-2020, në propozim të ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat